Mbahet seminar me rininë në Preshevë, edukimi i të rinjve i nevojshëm (video)
Lokale

Mbahet seminar me rininë në Preshevë, edukimi i të rinjve i nevojshëm (video)

07.Feb.2018 09:24
0
Në Preshevë është mbajtur seminari në kuadër të projektit "Rinia aktive në Bujanoc dhe Preshevë" të cilin e financon Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi.

Afro 40 nxënës të shkollave të mesme në Preshevë morën pjesë në ligjëratat e organizuar me temën për funksionimin e qeverisjes lokale kryesisht rolin e  kuvendin komunal, këshillin komunal, kryetarin e komunës  dhe kuvendit komunal.

Ibrahim Rustemi, kryetar i organizatës “Vizionet Atraktive” theksoi se ky projekt ka për qëllim të promovojë një fushatë se si funksionon jeta publike në komuna.

“Objektivi jonë është që të tërheqin vëmendjen tek gjeneratat e reja për projekte edukative në mënyrë që të kemi një gjeneratë të përgatitur për jetën publike në të ardhmen”, tha Rustemi.

Lideri i grupit të Preshevës, Dukagjin Hasani u shpreh se gjenerata e reja duhet të vetëdijesohen më shumë dhe të kërkojnë llogari më shumë nga liderët e komunës që i zgjedhim me votën tonë të lirë.

Gjatë këtij seminari është ligjëruar për rolin e qeverisjes lokale, këshillit komunal, kryetarit të komunës dhe kuvendit si dhe përgjegjësit e këshilltarëve të kuvendit të cilat e i ka prezantuar para nxënësve Gani Rashiti i specializuar për administratë publike.

Ky projekt po realizohet nga organizata “Vizionet Atraktive” dhe ka për qëllim  informimin e  rinisë për rolin e qeverisjes lokale dhe inkurajimi i tyre për një jetë më aktive në jetën publike lokale me qëllim të përmirësimit të pozitës së përgjithshme në komunën e Bujanocit dhe Preshevës.

Projekti do të vazhdojë me seminare në komunën e Bujanocit me nxënës të shkollës së mesme./Titulli.com/

Forumi i rinisë së partisë Rexhep Tajip Erdoanit vizitë në Preshevë
Zyra për Zhvillimi Ekonomik në Bujanoc ka probleme me projekte?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration