Nuk ka rivotim më 14 Janar në Preshevë, shpallen rezultatet preliminare

Nga Redaksia 10.01.2018 09:34

Kryetari i Komisionit komunal Zgjedhorë në Preshevë, Zeqir Miftari ka thënë se gjykata administrative ka anuluar vendimin e KKZ për mbajtjen e raundit të dytë të zgjedhjeve më 14 Janar.

Miftari  për agjencinë beta është shprehur se gjykata administrative i ka lënë afat partive 24 orë me procedurë te re të paraqesin ankesat e tyre për të cilat do të vendoset më vonë, transmeton Titulli.com.

Ai theksoi se janë kthyer në fillim me rezultatet preliminare  në 38 vendvotime.

Sipas tij rezultatet preliminare janë  Alternativa për Ndryshim  36% të votave, , Partia Demokratike Shqiptare 26%, , Partia për Veprim Demokratik 14%,  Lëvizja për reforma PDSH 9.1 %, Bashkimi Demokratik I Luginës 2.4%, Unioni Demokratik Shqiptarë 2.2 %, Partia Demokratike 1.8% dhe lista serbe ka grumbulluar 4.9% e cila nuk ka kaluar pragun zgjedhorë.

Komisioni Komunal Zgjedhorë në Preshevë nuk mundë të shpallë rezultate përfundimtare nëse ndonjë parti politike paraqet ankesën pranë tyre./Titulli.com/

Nga Redaksia 10.01.2018 09:34
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.