Konfirmohet për Titulli: Meta vjen për vizitë private në Medvegjë
Lokale

Konfirmohet për Titulli: Meta vjen për vizitë private në Medvegjë

23.Nov.2017 11:37
0
Vizita e presidentit shqiptarë Ilir Meta, e paralajmëruar nga mediat e Beogradit për Medvegjë është konfirmuar edhe nga Trupit Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Përfaqësues të këtij organi qeveritar i thanë Titulli.com se vizita e Ilir Metës ka karakter privat ndërsa ai do të zhvillojë takim edhe me kryetarin Zoran Stankoviq, kryetarin e komunës së Medvegjës dhe përfaqësues tjerë lokal shqiptarë. 

Meta do të stacionohet në Bajën e Sijarinës ndërsa do të bashkëbisedojë me 8 këshilltarët shqiptarë të kuvendit komunal si dhe përfaqësuesit tjerë shqiptarë të qeverisjes komunale.

Vizita e Ilir Metës në komunën e Medvegjës do të bëhet të Dielën 26 Nëntor në prag te festës kombëtare të flamurit. 

Sipas statistikave të fundit në komunën e Mevegjës jetojnë afro 7000 qytetarë ndërsa 520 janë shqiptarë./Titulli.com/

Alternativa për Ndryshim deklaratë ndaj RTV "Presheva"
Bujanoc: Konkurs për personat me aftësi të kufizuara
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration