Fruthi edhe në komunën e Bujanocit, vaksinimi i domosdoshëm i fëmijëve
Lokale

Fruthi edhe në komunën e Bujanocit, vaksinimi i domosdoshëm i fëmijëve

06.Nov.2017 14:05
0
Në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc janë paraqitur tashmë dy raste me "morbill" apo" fruthi" si e quajmë në gjuhën popullore.

Afërdita Mustafa pediatre  pranë këtij institucioni mjekësorë tha për Titulli.com se nuk është ndonjë gjendje alarmante në komunën e Bujanocit për momentin por nëse rastet vetëm se shtohen atëherë i kanosemi rrezikut që të  shkojmë drejt një epidemie.

“Vaksinimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve nga këto lloje epidemish andaj të gjithë fëmijësh të cilën nuk janë vaksinuar me kohë kundër mobilit të bëjnë një gjë të tillë” theksoi Mustafa për Ttulli.com.

Ajo tha se ditëve të fundit ka mjaft fëmijë të cilët po i sjellin prindërit e tyre për ti vaksinuar dhe shpresojë që të vijnë sa më shpejt të gjithë ata fëmijë të cilët nuk janë vaksinuar./Titulli.com/

Mustafa: Kuvendi komunal në Bujanoc i hapur për qytetarët
Presheva në garë të ashpër për zgjedhjet e 24 Dhjetorit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration