Deputeti Hasani kërkon nga qeveria zgjidhjen e problemit me gjykatat në Preshevë dhe Bujanoc
Lokale

Deputeti Hasani kërkon nga qeveria zgjidhjen e problemit me gjykatat në Preshevë dhe Bujanoc

15.Oct.2017 19:17
0
Në seancën e Parlamentit Republikan të Serbisë të mbajtur më 12 Tetor deputeti i vetëm shqiptar Fatmir Hasani ngriti zërin për reduktimin e padrejtë të institucioneve të drejtësisë në tri komunat e banuara me shqiptarë.

Gjatë fjalimit të tij, deputeti Hasani përmendi edhe refuzimin e parë në nëntor të vitit 2013 që iu bë planit shtatë pikësh të pranuar nga Qeveria e Serbisë në qershor të vitit 2013.

Ky është fjalimi i plotë i deputetit Fatmir Hasani: 

Nga vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, komuna e Preshevës dhe Bujanocit kanë poseduar gjykatën dhe prokurorinë themelore, derisa gjykata për kundërvajtje ka funksionuar jo vetëm në këto dy komuna por edhe në Medvegjë. 
Mirëpo, reforma e sistemit të drejtësisë e filluar në vitin 2008 dhe e vazhduar në vitin 2013, në mënyrë të padrejtë ka sjellë deri në reduktimin drastik të institucioneve të drejtësisë në këto tri komuna.

Saktësisht, komuna e Preshevës ka mbetur pa gjykatën dhe prokurorinë themelore, e në komunën e Bujanocit në vend të prokurorisë themelore dhe gjykatës për kundërvajtje tash funksionojnë vetëm njësitë e këtyre institucioneve të drejtësisë me qendër në Vrajë. Gjithashtu në komunën e Medvegjës, gjykata për kundërvajtje është zëvendësuar me njësinë e kësaj gjykate të komunës së Lebanit.

Me këtë centralizim drastik dhe heqjen e këtyre institucioneve të drejtësisë, qytetarët e këtyre komunave janë dëmtuar shumë në kuadër të obligimeve për pjesëmarrjes ne procese gjyqësore.

Është plotësisht e paarsyeshme që të gjithë akterët e procedurave gjyqësore nga fshatrat më të largëta të komunës së Preshevës të udhëtojnë më së paku 55 km. deri në Vrajë, ose 40 km. nga komuna e Bujanocit deri në Vrajë. Veçanërisht është joracionale kur dimë faktin se këto komuna janë kufitare dhe nëpër to kalon korridori 10.

Në anën tjetër, ky reduktim pamundëson në masë të madhe integrimin e Shqiptarëve në institucionet e sistemit të drejtësisë, edhe pse pjesëmarrja e Shqiptarëve nëpër organet e sistemit të drejtësisë momentalisht është simbolike.

Fakti i mos përfshirjes së Shqiptarëve në organet e sistemit të drejtësisë edhe më tutje e pamundëson të zbatohet ligji apo të realizohet e drejta e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në procedurat gjyqësore.

Dimë që Qeveria e Serbisë ka pranuar programin shtatë pikësh në qershor të vitit 2013, në kuadër të të cilët është paraparë edhe zgjidhja e këtij problemi të ndjeshëm, por gjatë muajit nëntor të po të njëjtit vit janë refuzuar amendamentet e deputetit tonë, gjë që e keqësoi edhe më tutje situatën.

Në këtë situatë pyes Qeverinë: ÇKA PLANIFIKON TË BËJË PËR TË ZGJIDHUR KËTË PROBLEM JETËSOR SHUMË TË RËNDËSISHËM TË SHQIPTARËVE TË LUGINËS SË PRESHEVËS, SA MË SHPEJT QË ËSHTË E MUNDUR?

Burhan Arifi zëri i Luginës së Preshevës në Gjilan
Ambasadori Keef dhe Shaip Kamberi të lumtur për takimin me "Miqtë e jugut" në Beograd (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration