“Këndi Amerikan” në Bujanoc, mundësi për mësimin e gjuhës angleze

Nga RedaksiaR 12.10.2017 08:29

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd përmes “Këndit Amerikan” fëmijëve të komunës së Bujanocit i mundëson mësimin e gjuhës angleze pa pagesë.

“Kursin e vijojnë fëmijët me nevoja të veçanta si dhe fëmijë të tjerë” tha gjatë një bisede për portalin Titulli.com, Berat Idrizi koordinator i kësaj zyre.

Sipas tij regjistrimi bëhet në muajin shtator dhe numri i nxënësve që pranohen dhe ndjekin kurs është 15 nxënës të grupmoshave të ndryshme që nga klasa e dytë e deri në klasën e shtatë fillore.


“Në këtë kurs mësimet mund ti ndjekin tri nacionalitetet si ai shqiptar serb dhe romë mirëpo nga nacionaliteti romë nuk ka asnjë të interesuar për momentin”, theksoi Idrizi.


Fëmijët ndahen në dy grupe dhe kanë një mësuese të gjuhës angleze dhe punohet me librat “You and Me” të nivelit fillestar, shprehet Arta Agushi mësuese e gjuhës angleze që mbanë kursin në “Këndin Amerikan”.


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd vazhdon financimin e këtij kursi për tre vite rresht dhe gjithashtu përkrahë aktivitet tjera edukative./Titulli.com/

Nga RedaksiaR 12.10.2017 08:29
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.