SHKA “Jehona” e shqetësuar për programet artistike në Bujanoc,

Nga RedaksiaR 10.10.2017 08:31

Shoqëria kulturoro-artistike “Jehona” në Tërnoc këtë vit feston 44 vjetorin e ekzistimit të saj e cila gjithmonë ka sjell vallen tradicionale para publikut shqiptar në Luginë të Preshevës.

Abdurrahman Murati, drejtor i kësaj shoqëria gjatë një bisede për portalin Titulli.com theksoi se bartë me vete një pjesë të historisë dhe kulturës ndër vite andaj edhe ai dëshiron ta ruaj Jehonën me shumë xhelozi.
Ai tha se është i pakënaqur me organizimet vendore artistike të cilët nuk janë aspak të mjaftueshme.
“Jo Çdo vit financohemi nga Ministria e Kulturës së Serbisë për festival por shpresojmë që për vitet e ardhshme të financohemi dhe ta organizojmë festivalin por së paku shoqëritë të kenë mundësi qëndrimi 3-4 ditë”, u shpreh mes tjerash Murati.
Lidhur me largimet e fundit të disa anëtarëve, Murati tha se duhet të punohet në krijimin e një shoqërie profesionale. .
“Janë larguar disa të rinj dhe kanë formuar shoqëri të re, unë kërkojë tek organet komunale të marrin masa dhe të mos lejojnë krijimin e shoqërive të reja, mirëpo të formohet një shoqëri e vetme apo ansambël me profesionist e udhëhequr nga ana e profesionistëve e cila do të përfaqësoj vlera tek publiku”, deklaroi për Titulli.com Abdurrahman Murati.
Murati vlerësoi se “Jehona” është një shoqëri kulturoro-artistike me një bagazh mjaft të madh të andaj dëshiron që të ketë jetë sa më të gjatë ngase të gjithë valltarët e tanishëm të komunës së Bujanocit kanë dalë po nga kjo shoqëri./Titulli.com/

Nga RedaksiaR 10.10.2017 08:31
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.