"Shqiponjat" e Bujanocit  të përkushtuar për ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar
Lokale

"Shqiponjat" e Bujanocit të përkushtuar për ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar

03.Oct.2017 08:31
0
Shoqëria kulturoro-artistike "Shqiponjat" në Bujanoc është themeluar në Nëntor të vitit 2016 me qëllimin e vetëm angazhimi dhe kontributi i aktiviteteve në fushën e kulturës.

Fillimisht është përkrahur nga komuna e Bujanocit dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar prej të cilëve janë siguruar veshjet kombëtare.

Përfaqësuesi i kësaj shoqërie, Rilind Islami gjatë një bisede për portalin Titulli.com tha se për momentin numërojnë rreth 30 anëtarë dhe punohet në dy grupe, ai nga moshat 17- 24 vjeç dhe grupi I dytë nga klasa e pestë deri në klasën e tetë të shkollave fillore.“Edhe pse veprojmë si shoqëri për vetëm 10 muaj, kemi arritur që të jemi aktiv aq sa për t'u ndjerë të kënaqur.

Dalja e parë në skenë për ne ka qenë në ditën e 28 Nëntorit të vitit 2016. Pjesëmarrja tjetër ka qenë në organizimin e "Ditës së Mërgimtarëve" , ku pas programit kemi organizuar dhe një koktej tradicional me gatime tradicionale”, deklaroi Islami.

Ai u shpreh se kanë pasur prezantime në manifestime të ndryshme lokale dhe kombëtare por angazhohen edhe në programe tjera festive si dasma e syneti
I pyetur nga Titulli.com se a ka mjaft organizime vendore nga shoqëritë kulturore-artistike, Islami tha se duke u bazuar në numrin e banorëve që ka komuna, katër e pesë aktivitete brenda vitit janë të mjaftueshme.

Ndërsa lidhur me pyetjen se a duhet të ketë më shumë koncerte nga SHKA-të komunale Islami u përgjigje se së pari duhet të pyetet a ka interes publiku dhe se sallat mbushen vetëm për kampanja politike, e rrallë herë për programe kulturore. Rilind Islami suksesin e vitit 2017 të shoqërisë e vlerëson përfaqësimin e shqiptarëve që jetojnë në Serbi në "Ditët e flamurit boshnjak", në Novi Pazar për të cilën ka fituar mirënjohje për program të shkëlqyer nga nikoqiri.

Islami thotë se planet e tyre janë fokusimi jo vetëm ne fushën e vallëzimit por edhe në artin skenik me moton “Të ruajmë dhe mbrojmë këngët dhe vallet tona, të ruajmë dhe të mbrojmë identitetin kombëtar”./Titulli.com/

 

Familja Rexhepi në Bujanoc kërkon ndihmë urgjente për mjekim
Fillojnë punimet në rregullimin e vendkalimit hekurudhor në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration