Librat shqip për nxënësit e Luginës ende peng të vendimit të Serbisë
Lokale

Librat shqip për nxënësit e Luginës ende peng të vendimit të Serbisë

28.Sep.2017 10:20
0
Sipas drejtorit të departamentit për arsim në Komunën e Bujanocit, Driton Rexhepi problematika e mungesës së teksteve në gjuhën shqipe në shkollat shqipe në Luginë të Preshevës ende qëndron një çështje e pa zgjidhur nga ana Ministrisë së Arsimit të Serbisë.

“Modeli i propozuar nga kryeministri Rama, ishte që nxënësit e Luginës së Preshevës të mësojnë me libra nga Oxfordi dhe Cambridge që tashmë i posedon Tirana në gjuhën shqipe të cilat do t’i dërgohen Serbisë që t’i përdorin nxënësit shqiptarë. Kjo për ne dukej shpresëdhënës dhe se pritshmëria ka qenë më e madhe nga ana jonë mirëpo ja që sot e kësaj dite ende nuk kemi një përgjigje zyrtare rreth çështjes së teksteve mësimore në shkollat shqipe në Luginë të Preshevës”, theksoi Rexhepi gjatë një interviste për Portalin Titulli.com.

Ai u shpreh se që nga viti 1991 shqiptarët janë diskriminuar rreth përdorimit të teksteve në gjuhën shqipe qofshin ato nga Kosova apo edhe nga Shqipëria.

“Përkundër tentativave dhe përpjekjeve nga ana e institucioneve qofshin komunale dhe së fundmi edhe nga ana e KNSH-së kjo çështje ende nuk ka marrë asnjë përgjigje prej së cilës po dëmtohen mjaft nxënësit e shkollave tona nga përkthimet jo adekuate dhe librat e përkthyera”, deklaroi Rexhepi.

Sipas tij  pritet një përgjigje nga Ministria e Arsimit të Serbisë si dhe këmbëngulja e zgjidhja nga ana e qeverisë së Shqipërisë e Kosovës ku kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së fundit në Serbi e ka diskutuar këtë çështje me institucionet e Serbisë.

Rexhepi tha se ende mungon  përgjigja nga Ministria e Arsimit të Serbisë./Titulli.com/

Progresi evropian hapi 300 vende pune, Bujanoci realizoi projektin prej 1 milion euro (video)
Në komunën e Bujanocit mungon grumbullimi i organizuar i qumështit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration