Mungesa e teksteve shkollore shqip, mosnjohja e diplomave probleme në Luginë
Lokale

Mungesa e teksteve shkollore shqip, mosnjohja e diplomave probleme në Luginë

21.Jul.2017 10:28
0
Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Jonuz Musliu tha sot në një takim me anëtarët e Komisionit për monitorimin e Këshillit të Evropës në Bujanoc, se Serbia mund të bëjë përparim drejt Bashkimit Evropian, mirëpo të drejtat e shqiptarëve janë ende të rrezikuara.

Musliu ka shfaqur problemet me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Mungesa e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, mosnjohja e diplomave të Universitetit, papunësia e lartë, mungesa e investimeve dhe ndalimi i përdorimit të simboleve kombëtare janë problemet kryesore”, ka thënë Musliu.

Sipas tij, këto çështje Komisioni Evropian më parë i ka dëgjuar në një histori krejt tjetër e jo situatën e vërtet që mbretëron në Luginë.

Musliu ka thënë se anëtarët e Komisionit kërkuan ‘vetëm t’i shikojnë të drejtat që serbët i kanë në Kosovë e të tilla t’i kenë edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës si formë reciprociteti’.

Anëtarët e këtij Komisioni janë takuar edhe me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

 

 
Në vend pagesën rrugore në Preshevë vendoset mbushësi për vetura elektrike
Përfaqësue nga Këshilli Evropës qëndruan në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration