Bujanoci pa parkingje të mjaftueshme për vetura
Në mungesë të vendeve publike në pronësi të komunës së Bujanocit, kryetari Shaip Kamberi ka paraqitur këshillit komunal dy propozime të tij që sipas tij do ta kishin zbutur problematikën e parkingjeve në qytet e sidomos gjatë sezonit veror kur ka edhe më shumë lëvizje e nevoja.Ai mundësinë e parë e sheh në marrjen e objektit të ndërmarrjes para falimentimit “Gumo Plastika” në Bujanoc për ta bartur tregun e gjelbër në atë objekt dhe oborrin e saj për ta shfrytëzuar për parkingje, si dhe pjesa ku gjendet tregu i gjelbër të shfrytëzohet për parking dhe të krijohen disa hapësira.
Kurse si mundësi të dytë tha se kishte marrjen për shfrytëzim gjatë sezonit veror të oborrit të shkollës serbe “Sveti Sava” në Bujanoc mirëpo sipas Stojança Arsiçit kjo nuk është e mundur se shkolla nuk ka të drejtë ligjore ta bëjë këtë.
Kamberi ka theksuar gjate mbledhjes së këshillit komunal se ka angazhuar dy inxhinierë për të verifikuar se sa parkingje dalin dhe të bëjnë parallogarit financiare për këto mundësi dhe nëse në favor atëherë të bëhet kontrata e nevojshme.
Mirëpo pas zgjidhjes së problematikës së parkingjeve kryetari i komunës ka deklaruar se kontrolli dhe angazhime të policisë ndoshta edhe me merimangë për ata qytetarë që janë papërgjegjshëm dhe parkojnë mjetet e tyre vend e pavend./Titulli.com/