Halimi: Do të votojmë pro Ana Brnabiq për kryeministre të Serbisë
Deputetët popullorë nga Jugu i Serbisë do të përkrahin zgjedhjen e Ana Brnabiq për kryeministre të Serbisë.Nenad Mitroviq nga Partia Përparimtare Serbe ka thënë për info vranjske se do të votoj pro zgjedhjes sepse deri më tani Aleksandër Vuçiq nuk ka gabuar në përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të tij, transmeton Titulli.com.
Riza Halimi nga Partia për Veprim Demokratik është shprehur se në princip do të votojë pro për Ana Brnabiq sepse ajo ishte ndër ministrat më të mirë të qeverisë.
“Nëse ju kujtohet ne kemi votuar për zgjedhjen e kryetares së kuvendit, Maje Gojkoviq si dhe kemi përkrahur Aleksandër Vuçiqin”, theksoi mes tjerash Halimi./Titulli.com/