Në komunën e varfur të Bujanocit 1100 familje me ndihma sociale
Lokale

Në komunën e varfur të Bujanocit 1100 familje me ndihma sociale

19.Jun.2017 11:12
0
Komuna e Bujanocit për vitin 2017 nga buxheti ka paraparë rreth 6 milion dinarë për Qendrën për Punë Sociale, mjete që do të shfrytëzohen për ndihma emergjente dhe shpenzime tjera.

Nijazi Ahmeti, drejtor i këtij institucioni  gjatë një bisede për portalin Titulli.com tregoi  se nga kjo shumë 3.5  milion dinarë shkon për “ndihma momentale për raste emergjente”, kurse” 2.5 milion dinarë për harxhime materiale”.

Sipas tij në komunën e Bujanocit janë rreth 1100 familje të cilat marrin ndihma sociale nga buxheti i Republikës së Serbisë ndërsa shuma për një individ që plotëson kriteret e parapara është 8 mijë dinarë  në muaj, kurse për familje me mbi 5 anëtarë është 20.000 dinarë në muaj.

Ahmeti tha se ndihma sociale marrin edhe personat me aftësi të kufizuara, numri I së cilëve është rreth 300 individë, shkruan Titulli.com.

“Personat me dëmtime të lehta  marrin rreth 11 mijë dinarë në muaj, ndërsa ata persona me dëmtime më të rënda si ata që janë të palëvizshëm personat me karroca invalidore dhe ata të cilët janë të verbër qind për qind i marrin rreth 27.000 dinarë në muaj”, theksoi Ameti.

Ai u shpreh se ndihma e personave me dëmtime të rënda shkon direk në shtëpinë e shfrytëzuesit duke pasur parasysh gjendjen e tyre të vështirë për të lëvizur./Titulli.com/

Sindorimi preshevar, a mundë të përhapet edhe në qeverisjen e Bujanocit...?
Në Preshevë u mbajt "Mbrëmja Kur'anore" për nderë të natës së Kadrit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration