Objekti i ri i shkollës në Samolicë është amortizuar, mësimi i kënaqshëm (foto)
Lokale

Objekti i ri i shkollës në Samolicë është amortizuar, mësimi i kënaqshëm (foto)

05.Jun.2017 09:15
0
Fshati Samolicë i komunës së Bujanoict, një fshat me rreth 1400 banorë, ka paralelen e ndarë të të ciklit të ulët dhe të lartë të shkollimit fillorë.

Drejtori i i kësaj shkolle,  Nazmi Nuhiu duke folur për funksionimin tha se ka rreth 99 nxënës të cilët vijojnë mësimet në kushte relativisht të mira.

“Shkolla punon me dy ndërrime në objektin e së cilës gjendet edhe një paralele parashkollore e fëmijëve e cila në kuadër të çerdheve të qytetit të Bujanocit dhe  ka gjithsej 8 nxënës numër ky  çdo vit e më i vogël”, është shprehur për Titulli.com, Nuhiu.

Ai theksoi se shkolla ka një kabinet të informatikës të pajisur me 21 kompjuterë të cilët nxënësit i shfrytëzojnë për të mësuar lëndën e informatikës  si dhe një bibliotekë të vogël me disa lektura e tekste shkollore.

“Objektit  të ri të kësaj shkolle të ndërtuar para 15 viteve i mungon salla sportive për realizimin e aktiviteteve sportive të cilat nxënësit i realizojnë në fushën sportive në oborrin e shkollës”, deklaroi Nuhui.

Sipas tij edhe pse objekti është ndërtuar në dekadën e fundit godina shkollore është amortizuar mjaft dhe se prioritet i udhëheqësisë mbetet ndërrimi i mbulojës së shkollës, fasadimi i jashtëm dhe ndërtimi i sallës së sportit.

Shkolla fillore në Samolicë është paralele e ndarë e shkollës “Desanka Maksimovic”  në fshatin Bilaç./Titulli.com/

Inola Dalipi, fituese e Festivalit të Këngës për Femijë "Gëzimi Ynë" 2017 në Preshevë (video)
Aksion: Dorëzo armët, legalizo armëmbajtjen
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration