Mësuesit e serbishtes në shkollat e Luginës nuk dinë as vetë të flasin, Titulli kishte hulumtuar
Lokale

Mësuesit e serbishtes në shkollat e Luginës nuk dinë as vetë të flasin, Titulli kishte hulumtuar

29.May.2017 09:06
0
Nxënësit shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë shpesh deri në shkollimin e mesëm nuk dinë asnjë fjalë serbisht edhe pse mësojnë këtë si gjuhë joamtare që nga shkollimi fillor i ulët.

“Testimi nacional i bërë para dy viteve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë  ka treguar se niveli është I ulët I njohjes së gjuhës serbe tek nxënësit që nuk e kanë gjuhë amtare. Edhe pse kanë një fond të ngarkuar të orëve të mësimit ata nuk mundë të merren vesh në serbisht”, ka thënë për gazetën novosti, Dejan Milijiq nga Instituti për avancimin e arsimit dhe edukimit, transmeton Titulli.com. 

Përveç plan-programit arsimorë për mosnjohjen e gjuhës serb është shkaktare edhe kuadri nëpër shkollat shqipe, shtoi Milijiq. 

“Mësimin e gjuhës serbe e ligjërojnë mësimdhënësit e lëndëve tjera me arsyen për përmbushjen e orëve të mësimit. Shpesh ata mësimdhënës janë që nuk dinë të flasin në gjuhën serbe në nivelin mesatar. Gjithashtu në ligj thuhet se ai mësimdhënës duhet ta dijë të paktën 30% të gjuhës së pakicës në të cilën mëson gjuhën serbe”, theksoi  Dejan Milijiq. 

Për cilësinë e mësimdhënies së gjuhës serbe në shkollat shqipe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë , Titulli.com ka realizuar hulumtime nëpër këto shkolla për të cilat ka paralajmëruar se niveli i  njohjes gjuhës serb është shumë  ulët dhe mësimdhënësit janë të pakualifikuar. /Titulli.com/

Për me tepër shikoni linqet e disa shkrimeve të bërë nga Titulli.com gjatë vitit 2015.

Mësimi i gjuhës serbe, mollë sherri mes Luginës dhe Beogradit (foto)

Shkolla fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, mësimi i gjuhës serbe problematikë e teksteve joadekuate

Trupi Koordinues ndihmon avancimin e gjuhës serbe në shkollat shqipe (Foto & Video)

Mësimi i gjuhës serbe në shkollat shqipe në Medvegjë (foto&video)

 

 

 

 

 

 
Agjërimi i Ramazanit, vlerat dhe kushtet
Manifestimi fetar "Mirë se erdhe Ramazan" në Preshevë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration