"Zëri i Luginës" nga Bujanoci, përfaqësues i kulturës shqiptare në rajon
Lokale

"Zëri i Luginës" nga Bujanoci, përfaqësues i kulturës shqiptare në rajon

28.Apr.2017 09:21
0
Shoqëria Kulturoro-Artistike "Zëri i Luginës" në Bujanoc vazhdon të jetë pjesëmarrëse nëpër aktivitete të ndryshme kulturore në vendet e rajonit dhe më gjerë.

Burhan Limani,  koreograf pranë kësaj shoqërie gjatë bisedës për Titulli.com tregoi se kanë marrë pjesë nëpër festivale mbarëkombëtare edhe ato ndërkombëtare.

“Nga 20 deri me 24 prill të këtij viti kemi qenë në qytetin e Bursës në Turqi në festivalin për ditën ndërkombëtar të fëmijëve së bashku me shkollën fillore “Muharrem Kadriu” të fshatit Tërnoc. Ka qenë pritje fantastike dhe kemi kaluar jashtëzakonisht mirë”, theksoi Limani për Titulli.com.

Përveç aktiviteteve nëpër festivale të ndryshme, Limani thotë se vitit 2017 do të jetë i bujshëm edhe me aktivitete në vendore për nderë të heroit kombëtarë “Komandat Lleshi”,  më 24 maj do të mbahet festivali i tretë në qytetin e Bujanocit me pjesëmarrës nga Tuzi, Gjirokastra, Shkupi, Kosova si dhe ato vendore nën organizimin e “Komunës së Bujanocit”,” Këshillit Kombëtar  Shqiptar, shtëpisë së kulturës” dhe Sh.K.A “Zëri i Luginës.

Sipas Limanit në muajin korrik në bashkëpunim me shoqëritë e nacionaliteteve tjera në Bujanoc do të organizohet edhe festivali ndërkombëtarë ku të ftuarit do të jenë nga Bullgaria, Rumania, Turqia e vend e tjera.

Ai është shprehur se kanë ftesë për tre festivale të tjera që do të mbahen gjatë vitit, si në Turqi, Shkup, në qytetin e Tuzit në festivalin mbarëkombëtarë me karakter garues “ Rapsha 2017” i cili mbahet çdo katër vjet dhe në muajin Tetor do të jenë në Gjirokastër të Shqipërisë në festivalin ndërkombëtar “Argjiro Fest”.

Valltarët e shoqërisë kulturoro-artistike “Zëri i Luginës”  me gjithë vështirësitë ekonomike të funksionimit kanë një vullnet dhe janë të inkurajuar  që kulturën shqiptare të Luginës së Preshevës përmes valleve tradicionale ta prezantojnë me përkushtim kudo që ata shkojnë./Titulli.com/

Sami Salihu: Do të shqyrtomjë kërkesat e punëtorëve
Situatë e qetë në Luginë të Preshevës pas trazirave në Maqedoni
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration