Nis bashkëpunimi kulturorë institucional mes Kosovës dhe Luginës së Preshevës (dokument)
Lokale

Nis bashkëpunimi kulturorë institucional mes Kosovës dhe Luginës së Preshevës (dokument)

07.Apr.2017 08:22
0
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës ka dhuruar një donacion librash me lektura shkollore në gjuhën shqipe për shkollat në Bujanoc dhe Preshevë.

Agim Hasani, kryeshef për veprimtari shoqërore dhe shërbime publike pranë  administratës komunale në Bujanoc  i tha Titulli.com se ai së bashku me kolegen nga Presheva kanë pranuar zyrtarisht donacionin nga qeveria e Kosovës.

“Ky është një fillim i bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe falënderojmë institucionet e Kosovës për këtë nismë”, theksoi Hasani.

Ai është shprehur se librat janë dorëzuar përmes një marrëveshje të nënshkruar me pranim të  dokumentacionit me Teuta Krelani- zyrtare për veprimtari botuese, libër dhe licencim pranë ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe pritet që librat t’i sjellin përmes rrugës zyrtare në Luginë të Preshevës, shkruan Titulli.com.

Sipas Hasanit librat janë të dedikuar për shkollat shqipe në Luginë të Preshevës dhe bibliotekën e qytetit, i cili ka kërkuar që bashkëpunimi të vazhdohet edhe në fushat tjera me Kosovën.

Koleksioni i librave përfshinë 189 tituj me afro 1200 ekzemplarë për secilën komunë dhe këto paraqesin hapin e parë të bashkëpunimit zyrtarë mes Luginës së Preshevës dhe institucioneve të Kosovës./Titulli.com/

Marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit "Kadri Zeka" dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar
Shënohet dita botërore e shëndetësisë edhe në Bujanoc (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration