Bujanoc: "Ekstremizmi fetar i papranueshëm", pjesëmarrja në luftën e Sirisë i ndaluar?(video)
Lokale

Bujanoc: "Ekstremizmi fetar i papranueshëm", pjesëmarrja në luftën e Sirisë i ndaluar?(video)

22.Feb.2017 09:56
0
Ekstremizmi është një problem global, që bëhet nga shtete, grupacione, apo individ me emërtime të ndryshme.

“Aspak nuk është i pranueshëm termi Ekstremizëm fetar apo ekstremizëm islamik por mundet të jetë ekstremizëm në emër të fesë, apo ekstremizëm në emër të Islamit. Feja islame në tërësi është kundër çdo veprimi ekstrem”, kështu është shprehur Mr. Ragmi Destanit ligjëratën e tij me nxënës në Bujanoc.

Ai ka thënë se këtë fenomen e kundërshtojnë edhe të gjitha shtetet islame, të gjitha institucionet fetare islame dhe të gjithë dijetarët islam dhe se porositë islame për tolerancë dhe urtësi janë të shumta dhe shpërblyese te Zoti, shkruan Titulli.com.

“ Të gjitha luftërat që i zhvilloi Muhamedi a.s. ishin tre lloje: Mbrojtëse, parandaluese dhe ndëshkuese,, dhe asgjë më tepër. Definicioni i Xhihadit është dhënia e angazhimit dhe mundit për të mirë të islamit dhe myslimanëve, e prej tij është edhe lufta nëse ndihet nevoja”, ka thënë mes tjerash Destani.

Sipas tij lufta dhe pjesëmarrja në te, duhet të ketë mbështetje Kuranore dhe Profetike, lufta në Siri dhe vendet e tjera të botës, ndalohet për të rinjtë tanë pjesëmarrja në ato lufta, sepse ato i ndaluan të gjitha institucionet fetare islame, dhe se ato lufta janë me karaktere të ndryshme, të veshura në emër të fesë.

Ragmi Destani është edhe kryeimam i xhamive në Luginë të Preshevës i cili përmes ligjëratës së tij ka porositur që të gjithë njerëzit kompetentë, institucionet duhet të kontribuojnë për parandalimin e të rinjve në këto lufta./Titulli.com/

Valon Fazliu, futbollist nga Lugina e Preshevës debuton në ligën e parë zvicerane (video)
Preshevarja Valbona Dalipi, i shtohet pasarelave të modës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration