Fillon projekti i nxënësve "5 Minuta Kulturë" në Preshevë (video)
Për herë të parë Shkolla e Mesme Teknike "Presheva" drejtimi i mjekësisë ka filluar projektin "5 Minuta Kulturë" që ka përqëllim zhvillimin e kreativitetit dhe aftësive interpretuese tek të rinjtë e moshës 15-19 vjeç në recitim, këndim, humor, vizatim e taletene tjera.Grupi punues që merret me ketë projekt synon gjallërimin e jetës kulturore artistike, nxitjen, promovimin e talenteve të reja dhe inkurajimin i krijuesve të rinj të shkollave të mesme, shkruan Titulli.com.
Personazhi i parë i këtij projekti është përzgjedhur nxënësja Nora Musliu nga që ka shfaqur talentin e saj në recitim.
Ky projekt që po realizohet me autorë Dr. Nazmi Memeti dhe Dr. Hamide Veliu Mehmeti ndihmon gjithashtu në diversitetin social kulturor, edukimin dhe argëtimin e të rinjve për të kontribuar në luftën ndaj disa fenomeneve sociale negative./Titulli.com/