Komuna e Bujanocit paguan rreth 18 milion dinarë në vit për ndriçimin publik (dokument)
Ndërmarrja publike "Drejtoria për Ndërtim" e komunës së Bujanocit përveç kompetencave tjera që ka pasur ka qenë përgjegjëse edhe për ndriçimin publik dhe mirëmbajtjen në të tërë territorin komunës së Bujanocit.Në dokumentin e siguruar nga Titulli.com gjatë vitit 2013 konsumi i energjisë elektrike për ndriçimin e rrugëve publike në komunën e Bujanocit ka qenë 18.826 mijë dinarë.
Ndërsa për vitin 2014 shpenzimet për ndriçimin e rrugëve publike ishin 17.612 mijë dinarë.
Gjithashtu sipas dokumentit nga “Drejtoria për Ndërtim” janë prezantuar edhe shpenzimet tjera sikur ato për mirëmbajtje, porositje të materialeve si dhe ndërtimin e një trafostaiconi.
Kjo ndërmarrje publike në dhjetor të vitit 2016 është shuar nga kuvendi komunal që ka qenë themelues ndërsa në të ardhmen është planifikuar të funksionojë në kuadër të administratës komunale të Bujanocit./Titulli.com/