Këshilltarët komunal të Bujanocit më të paguar në Rrethin e Pçinjës
Në komunat e Rrethit të Pçinjës këshilltarët komunal paguhen më së shumti në komunën e Bujanocit të cilët paguhen nga 16 mijë dinarë në muaj pavarësisht seancave.Në Kuvendin komunal të Vrajës, këshilltarët kanë marrë nga 5000 dinarë në muaj, ndërsa pas vendimit të kuvendit 65 këshilltarët komunal paguhen nga 1500 dinarë për seancë.
Në Surdulicë paguhen nga 4000 dinarë për seancë që mbahet nga 5-6 seanca vjetore, ndërsa në Bosilegrad dhe Vladiçin Han dhe Trgovishtë nga 2200 dinarë për seancë.
Në Preshevë këshilltarët komunal marrin pagë mujore prej 12 mijë dinarëve ka vlerësuar Ardita Sinani, kryetare e kuvendit komunal në Preshevë./Titulli.com/