Preshevë: PDSH reagon për arrestimin e Haradinajt, fletarreste edhe në Luginë

Nga Redaksia 09.01.2017 23:01

Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë ka reaguar me rastin e arrestimit të ish kryeministrit të Kosovës, kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.

"PDSH konsideron se lëshimet e fletë arresteve ndërkombëtare ndaj luftëtarëve të lirisë si në Kosovë ashtu edhe në Luginë të Preshevës janë të planifikuara dhe me motive politike nga ana e institucioneve të Serbisë, që kanë për qëllim destabilizimin e situatës politike dhe të sigurisë në Republikën e Kosovës, si dhe dëbimin e shqiptarëve-luftëtarëve të lirisë nga Lugina e Preshevës", thuhet në reagimin e kësaj partie.

Ky është reagimi i plotë: 

Partia Demokratike Shqiptare shprehë indinjatë të thellë dhe reagon ashpër ndaj arrestimit të kryer ndaj ish kryeministrit të Republikës së Kosovës, kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj, më datë 04.Janar 2017, nga autoritetet franceze me fletë arrest ndërkombëtarë të lëshuar nga Republika e Serbisë.

PDSH konsideron se lëshimet e fletë arresteve ndërkombëtare ndaj luftëtarëve të lirisë si në Kosovë ashtu edhe në Luginë të Preshevës janë të planifikuara dhe me motive politike nga ana e institucioneve të Serbisë, që kanë për qëllim destabilizimin e situatës politike dhe të sigurisë në Republikën e Kosovës, si dhe dëbimin e shqiptarëve-luftëtarëve të lirisë nga Lugina e Preshevës.

Institucionet serbe akoma nuk kanë proceduar dhe ndriçuar rastet e vrasjeve dhe kidnapimeve të qytetarëve shqiptarë në Luginë të Preshevës, të ndodhura që nga viti 1999 e këtej, në anën tjetër të njejtat institucione merren me fletë arreste ndërkombëtare ndaj shqiptarëve, duke dëshmuar se nuk kanë gatishmërinë e normalizimit të raporteve ndëretnike shqiptaro-serbe në rajon.

Partia Demokratike Shqiptare apelon te faktori ndërkombëtarë, Ambasada e Francës dhe e BE-së, të akredituara në Beograd, që të reagojnë dhe monitorojnë situatën e krijuar pas këtij arrestimi, të ndikojnë në lirimin e pakusht të z. Ramush Haradinaj, që ti bëjnë trysni qeverisë së Serbisë dhe institucioneve të saj në tërheqjen e të gjitha fletë arresteve politike përmes Interpolit ndërkombëtarë.

Njëkohësisht të kërkojnë zbardhjen e vrasjeve dhe kidnapimeve të qytetarëve shqiptar në Luginë të Preshevës, të tëra këto në shërbim të normalizimit të raporteve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve si parakusht për paqë të qëndrueshme në Ballkanin perëndimorë.

Kryetari i PDSH-së
Dr.sc. Ragmi Mustafa

Nga Redaksia 09.01.2017 23:01
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.