Ljubisha menaxher i bankës në Bujanoc, "vodhi" klientët me mbi 150 mijë euro
Lokale

Ljubisha menaxher i bankës në Bujanoc, "vodhi" klientët me mbi 150 mijë euro

05.Jan.2017 13:39
0
Policia kriminale e Vrajës ka ngritur padi kundër Ljubisha M (52) nga Bujanoci, menaxher i një banke të huaj, për shkak të dyshimit se klientëve të tij nga llogaria i ka nxjerrë 18 milionë dinarë 150.000 euro, thuhet ën njoftimin e policisë.

Sipas këtij njoftimi,  Ljubisha M plot 6 vite ka nxjerrë të holla nga llogaritë e klientave dhe këtë askush nuk e kishte vërejtur as klientët po as banka ku ka punuar.

Ai dyshohet se në periudhën prej nëntorit 2009 deri në mars 2016 ka keqpërdorë pozitën e tij duke keqpërdorë kursimet e klientëve të tij që kishin depozituar të holla. Me hulumtime është konstatuar se ai na llogaritë e devizore ka nxjerrë 150.000 euro gjegjësisht më shumë se 18 milionë dinarë.

Ai klientët e tij i ka mashtruar duke i thënë se të hollat i kanë edhe më tej në llogari, ndërsa ka falsifikuar dokumentet kur klientët kanë ardhur  të nxjerrin të holla. 

 

TITULLI 5 vjet përpjekje për gazetari objektive në Luginë të Preshevës
Qeveria e Serbisë me plan të ri për "Bazën Jug" në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration