Baja e Bujanocit prioritet shtetëror, privatizimi në fillimin e vitit 2017
Spitali për rehabilitim në Bajën e Bujanocit gjatë muajit Janar do të futet në fazën e privatizimit nga qeveria e Serbisë me procedurë të përshpejtuar.Drejtori i këtij spitali, Dr. Stojança Savov pret që blerësit e interesuar potencial të dihen gjatë muajit Janar ose në fillim të muajit Shkurt.
Nenad Mitroviq, deputet popullor dhe shef i marketingut në Bajën e Bujanocit është shprehur se ky spital është në mesin e tre bajave në listën e Ministrisë së Ekonomisë të identifikuara si prioritet i qeverisë në privatizimin e qendrave për rehabilitim, transmeton Titulli.com.
Baja e Bujanoci i ka 88 punëtorë dhe objektin me 250 krevat me kushte të kënaqshme për qëndrim dhe gjatë vitit 2016 ka regjistruar afro 60 mijë ditë me qëndrim ./Titulli.com/