Ndër 15 bagëtitë më të mira në Serbi edhe demi nga Konçuli
Lokale

Ndër 15 bagëtitë më të mira në Serbi edhe demi nga Konçuli

05.Oct.2015 21:48
0
Në ekspozitën e Parë Republikane të bagëtive të mëdha , të zhvilluar më 3 tetor në Krushevc, morën pjesë edhe tre përfaqësues nga komuna e Bujanocit.

Në rrethin e 15 më të mirëve vend ka zënë edhe demi nga Konçuli i pronarit Hamdi Ademi, i racës simentale, raporton Titulli.com.

Përveç Ademit edhe Burhan Nazipi nga Tërnoci si dhe Zoran Trajkoviq nga Sv. Petka, ishin pjesë e ekspozitës së bagëtive në nivel të republikës.

Të gjithë pjesëmarrësit e kësaj gare, paraprakisht më 26 shtator, morën pjesë në ekspozitën e bagëtive të racës simentale të zhvilluar në Levosojë, “Bujanoci 2015”.

Përndryshe fitues i ekspozitës së Parë Republikane të bagëtive të mëdha ishte Zoran Marinkoviq nga Leskoci, me lopën e tij “Biba” të racës simentale.

Lopa fituese, sipas pronarit në ditë jep 55 litra qumësht. /Titulli.com/

Kërcënohet me jetë gazetari Argjent Goga
Së shpejti audicioni i spektaklit "Talenti i Luginës"(Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration