Janjiq "godet" Luginën. Në KKSH pjesëtarë të ish UÇK-së,  tregtarë të drogës dhe shërbime të ndryshme Ị?
Lokale

Janjiq "godet" Luginën. Në KKSH pjesëtarë të ish UÇK-së, tregtarë të drogës dhe shërbime të ndryshme Ị?

10.May.2015 18:20
0

Drejtori i Forumit për Mardhënie Ndëretnike, Dushan Janjiq ka folur për situatën e krijuar në Maqedoni dhe ndikimet e mundshme në Kosovë dhe Luginë të Preshevës.

Ai deklaroi se ky grup ka arritur qëllimin dhe se nuk do të ndalet vetëm më këto veprime.

“Çka na treguan ata. Atje ku nuk ka shtet dhe që është i dobët, aty ku pushteti duhet të jetë në rrugë, aty ku problemet nuk zgjidhen  as sociale as politike, është naive të pritet që mos të ketë terrorizëm”, ka thënë Janjiq për agjensinë Beta, transmeton Titulli.com.

Ndërsa lidhur me ndikimet e mundshme në Kosovë dhe Luginë ai ka tërhequr paralele mes qytetarëve serb në Veri të Kosovës dhe radikalizmit të mundshëm të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Sipas vlerësimit të Janjiq Kosova është  “në vetvete një rrëmujë sikur Maqedonia”.

“Ekziston një rritje e frikës së serbëve në veri të Kosovës nga ata që nuk dojnë të vazhdojë marrëveshja e Brukselit. Rrezik real është që atje të ngrihen barrikadat dhe ajo do të ketë efekt në radikalizmin e shqiptarëve veç të radikalizuar në Luginë të Preshevës”, deklaroi Janjiq, transmeton Titulli.com.

Sipas tij në strukturat e Këshillit Kombëtar Shqiptar gjendet njerëz “pjesëtarë serioz të ish UÇK-së, tregtarë të drogës dhe njerëz të lidhur me shërbime të ndryshme./Titulli.com/

 

Shkrimin e plotë mundë ta lexoni duke klikuar këtu: 

700 refugjatë shqiptar nga Kumanova kan arritur në Preshevë
Lëvizje të forcave policore-ushtarake në qendër të Preshevës (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration