
Imami shqiptarë nga Zvicra dhuron një autoambulancë të re për Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë
Imami shqiptar nga Zvicra, Bekim Alimi ka dorëzuar një autoambulancë të re për Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, kështu ka shkruar Shqiprim Arifi kryetar i komunës së Preshevës, përcjellë Titulli.com.
Postimi në Facebook nga Shqiprim Arifi:
Një autoambulancë e re për Shtëpinë e Shëndetit!
Sot, shtëpia e shëndetit në Preshevë, është pajisur me një autoambulancë moderne e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve. Donacioni u dorëzua nga z. Bekim Alimi, Imam i xhamisë në Wil të Zvicrës.
Falenderojmë diasporën tonë, të cilët në mënyrë të vazhdueshme angazhohen për të kontribuar në Preshevë