Lokale
Iftari i Solidaritetit (video)
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Preshevë, të mërkurën shtroi një iftar për të ftuarit e saj.
Në këtë iftar përveç aktivistëve të kësaj organizate morën pjesë bashkëpunëtorët, donatorët, bizneset lokale, përfaqësues të institucioneve publike dhe pushteteve lokale nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit , përfitues, student, si dhe mysafirë nga Tirana, Shkupi, Podgorica e Kumanova dhe më gjerë.
Kryetari i QSA, Lejlan Sadiku, gjatë hapjes falënderoi të pranishmit dhe tha se ishte dëshira jon që edhe këtë vit si vitet e kaluara të takohemi në iftarin e solidarizimit.
“Pikërisht ju mundësuat që ne ti realizojmë punët e kryera deri më tani për të mirën e shoqërisë duke u solidarizuar me atë çka kishte nevojë populli ynë”, theksoi mes tjerash Sadiku, raporton Titulli.
Në mesin e të pranishmëve ishin edhe dy kryetarët e kuvendeve komunale , i Preshevës Ramiz Latifi dhe Bujanocit, Hajredin Hyda.
Me këtë rast Hyda përshëndeti të pranishmit, ndërsa njëherit falënderoi organizatorin për ftesën e bërë.
“Komuna e Bujanocit duke e parë veprimtarinë serioze të kësaj organizate, ne kemi qenë të interesuar që projektet e QSA-së ti përkrahim, në mënyrë që kjo qendër e solidaritetit të ketë një aktivitet sa më të madh”, tha mes tjerash Hyda.
Mysafiri nga Tirana, kryetari i shoqatës “Ardhmëria”- Ferid Piku, me rastin e hapjes së fjalimit të tij, prezencën në këtë iftar të mbajtur në Preshevë e quajti një mirësi nga Zoti.
Prezenca e tij në këtë vend të cilin e ka dëgjuar si emër dhe e dinë që jetojnë shqiptarët, thotë se është ndryshe kur e ke dëgjuar si emër dhe ndryshe kur e shikon atë dhe dëgjon me veshët e tij.
“Vizita në Preshevë është në nivel Farzi e jo nafile, dhe në Ramazan thuhet se Farzet shpërblen sikurse të kesh bërë 70 Farze”, kështu e vlerësoi vizitën e tij në Preshevë kryetari i shoqatës “Ardhmëria”, Ferid Piku, duke plotësuar se kjo nuk do të jetë vizita e tij e fundit në Luginë.
QSA me këtë rast ndau edhe mirënjohje për kontributin në informim për mediumet lokale si: TV Presheva, TV Aldi, TV Spektri, TV Bujanoci, RTK, ndërsa mirënjohje u ndanë edhe për portalet informative Titulli.com, Presheva.news dhe Presheva.com.
Krejt në fund QSA në bashkëpunim me shtëpinë botuese Logos-A nga Shkupi ndanë nga një libër për pjesëmarrësit e këtij iftari, me titull “25 pyetje mbi Islamin”, si dhe fletëpalosjen e Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit./Titulli.com/
http://youtu.be/_XNhkvtugZU
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!