Hyseni: Qeverisja aktuale lokale në Bujanoc, pushtet totalitar dhe interesave nepotiste (video)
Në tri komunat e Luginës së Preshevës, gjendja aktuale politike dhe e sigurisë vazhdon të jetë e ndjerë. Qëndrimi i Serbisë zyrtare karshi këtij rajoni të banuar kryesisht me shqiptarë vazhdon të jetë i njëjtë me atë të politikës së kaluar.Mungesa e investimeve, papunësia e madhe, diskriminimet e shumta në planin e të drejtave të njeriut janë dëshmia më e mirë e kësaj gjendje të rënduar vlerësojnë përfaqësuesit politikë shqiptarë të kësaj ane.
Deputeti popullorë në Parlamentin Republikan të Serbisë, Shaip Kamberi, duke përshkruar pozitën e shqiptarëve në Serbi, ka theksuar se ajo vazhdon të mbete e rënduar në nivel të njëjtë me atë në periudhën e pushtetit totalitarë të Milosheviqit.
Sevdail Hyseni, ish kryetar i parë i Kuvendit Komunal të Bujanocit në periudhën e pas luftës në Luginë, për gjendjen e rënduar të shqiptarëve, fajëson edhe koalicionet aktuale të pushteteve lokale.
Ndërkohë shumica nw Luginë vlerësojnë se mungesa e sigurisë, perspektiva ekonomike dhe mos respektimi i të drejtave themelore të njeriut,përfshirë divergjencat e shumta mes korpusit politik shqiptarë, po rëndojnë pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë./RTK/