Hulumtime: Këto janë kërkesat e shqiptarëve në Serbi në fushën e shëndetësisë dhe organet e gjyqësorit
Lokale

Hulumtime: Këto janë kërkesat e shqiptarëve në Serbi në fushën e shëndetësisë dhe organet e gjyqësorit

09.Jun.2016 11:29
0
Pakica shqiptare në Serbi jeton në një situatë të vështirë politike, ekonomike dhe ka numër të madh të papunësisë kryesisht në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Portali informativ Titulli.com gjatë hulumtimeve një vjeçare ka prezantuar kërkesat e shqiptarëve në fusha në ndryshme dhe pasqyrimin e gjendjes së përfaqësimit nëpër institucione shtetërore lokale, rajonale dhe kombëtare.

Në hulumtimet e fundit Tiulli.com në bashkëbisedim me personelin mjekësorë ka identifikuar disa kërkesa ën fushën e shëndetësisë dhe  gjyqësorit.

Në fushën e shëndetësisë bashkëbiseduesit e Titulli.com ka identifikuar si kërkesa  Qendrën  Spitalore për Bujanoc e Preshevë për shërbime sekondare, trajnime për stafin shëndetësor, rritja e numrit të punësimit të shqiptarëve në Qendrën Shëndetësore në Vrajë, punësimin e shqiptarëve në ambulancën e Shëndetit në Medvegjë  që për momentin është i punësuar vetëm 1 shqiptar.

Ndërsa në fushën e gjyqësorit, Titulli.com gjatë hulumtimit dhe bashkëbisedimit ka identifikuar si kërkesa decentralizimin e gjyqësisë, rritjen e numrit të përfaqësimit të shqiptarëve në organet e drejtësisë, gjykatë dhe prokurori në  Vrajë, Bujanoc e Preshevë.

Portali Informativ Titulli.com gjatë hulumtimeve lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në organet e jurisprudencës të Republikës së Serbisë ka arritur të sigurojë se në Bujanoc, Preshevë dhe Vranjë janë të angazhuar dy zëvendësprokurorë, 1 kryetar gjykate, 6 gjykatës, 1 këshilltarë i pavarur dhe punonjës tjerë.

Të gjithë ata që dëshirojnë informacione më shumë lidhur me problematikën, kërkesat dhe pasqyrimin e përfaqësimit nëpër institucione shtetërore të  shqiptarëve në serbi mundë të lexoni artikujt në  këtë link. Integrimi i Shqiptarëve në Serbi

 

Vuçiq i gatshëm për shqiptarët e Luginës, Halimi mundë ta drejtoj Trupin Koordinues
Halimi: Interesi jonë përfaqësimi në institucione shtetërore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration