Lokale
Homazhe pa lapidar në Preshevë (video)
Familjarët e dëshmorëve dhe ish luftëtarëve të UÇPMB-së sot kanë bërë homazhe në vendin ku deri para pak kohësh ishte i vendosur lapidari i dëshmorëve.
Aty ku ishte i vendosur lapidari i dëshmorëve në orën 10:30 minuta bërën homazhe një delegacion i familjarëve dhe ish luftëtarëve të UÇPMB-së, para godinës së komunës së Preshevës, raporton Titulli.
Ky delegacion si dhe disa nga liderët politikë kanë arrit në ndërtesën e administratës pas situatës së krijuar me heqjen e lapidarit.
Në qendrën e Preshevës është grumbulluar një numër i vogël i qytetarëve të cilët shprehen të mllefosur me heqjen e lapidarit nga ana e xhandarmërisë së Serbisë.
Gjatë ditës pritet që udhëheqësit politik të dalin me qëndrime pas situatës së krijuar./Titulli.com/
http://youtu.be/tZYJzPG0kq0
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!