Lokale
Historike: Shqiptarët fituan 30 këshilltarë në Bujanoc
Komisioni Komunal Zgjedhor i Bujanocit ka përfunduar mbledhjen dhe sipas informative që ka marrë dhe konfirmuar portal Titulli, partitë shqiptare në përbërjen e re të kuvendit të komunës së Bujanocit do të kenë 30 mandate nga gjithsejtë 41.
Partia Demokratike do të kenë 12 ulëse në kuvend, Partia për Veprim Demokratikë 9, Lëvizja e Progresit Demokratik 6, Grupi i qytetarëve “Dr. Stojanca Arsiq” 5, Koalicioni “Zgjedhja për Bujanocin më të mirë” 4, Unioni Demokratik Shqiptar 3 këshilltarë dhe “Të aktivizojmë Bujanocin”-Tomisllav Nikolliq 2 ulëse në kuvendin e komunës së Bujanocit.
Komisioni Komunal Zgjedhor do të verifikojë këto të dhëna dhe pas pak çastesh do të dalë me këto rezultate preliminare.
Vlen theksuar se në mbledhjen e KKZ-së u shqyrtuan edhe ankesat që kishin ardhur nga tre subjektet serbe, por KKZ hodhi poshtë ato duke hapur rrugën për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale të 6 majit.
Në zgjedhjet lokale të komunës së Bujanocit garuan 13 subjekte, prej tyre 4 shqiptare, 7 serbe dhe 2 rome.
Të gjitha partitë shqiptare do të jenë në përbërjen e re të kuvendit, ndërsa katër subjektet serbe dhe dy rome nuk kanë kaluar pragun për të pas përfaqësuesit në kuvend.
Të drejtë vote në komunën e Bujanocit kishin 39.022 qytetarë, kurse këtë të drejtë në zgjedhjet lokale e kanë shfrytëzuar 18.035 qytetarë.
Në përbërjen e kaluar, partitë shqiptare kishin gjithsejtë 23 mandate nga 41./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!