Hiqet Flamuri Kombëtar nga varrezat e Dëshmorëve në Luginë
Lokale

Hiqet Flamuri Kombëtar nga varrezat e Dëshmorëve në Luginë

03.Jan.2013 13:30
0
ucpmbVizita e djeshme e krye parlamentarit dhe kryexhandarit serb nëpër të ashtuquajturat Baza të Xhandarmërisë serbe përgjatë kufirit që ndan Serbinë dhe Kosovën në pjesën e Komunës së Bujanocit, sipas informatave nga terreni ka rezultuar me heqjen e  Flamurit Kombëtar nga varrezat e Dëshmorëve të  UÇPMB-së në fshatin Dobrosin, 18 km në perëndim të Bujanocit. Ish shefi politik i UÇPMB-së Jonuz Musliu, është shprehur  i shqetësuar me këtë rast, ai ka deklaruar për  se nuk do të lejojmë nëpërkëmbjen e  gjakut të dëshmorëve, raporton preshevanews “Ne kemi arrit marrëveshje për paqe dhe kjo që ka ndodhur dje është provokim i rëndë, ne nuk do të lejojmë shkeljen e gjakut të Dëshmorëve dhe assesi nëpërkëmbje të të drejtave tona legjitime. Shqetësimet tona do t`ia adresojmë partnerëve tanë ndërkombëtar dhe me asnjë kusht gjërat e tilla nuk guxon të përsëriten”, është shprehur Musliu. Gjatë qëndrimit të djeshme të kryeparlamentari serb Nebojsha Stefanoviq, në Dobrosin ka deklaruar se “postblloku policor në Dobrosin ka qenë vazhdimisht në shënjestër nga terroristët shqiptarë, por forcat tona profesionale dhe të përgjegjshme ia kanë arritur me sukses t’i rezistojnë të gjitha përpjekjeve për të destabilizuar rajonin. Me të gjitha mjetet diplomatike në dispozicionin tonë, ne do ta mbrojmë integritetin tonë territorial përmes dialogut, do të luftojmë për kushte më të mira të jetës së qytetarëve tanë në Kosovë”, ka thënë Stefanoviq. Heqja e Flamuri Kombëtar nga varrezat e Dëshmorëve në Dobrosin ka tensionuar gjendjen në Bujanoc, ndërkohë  në Luginë po mbretëron situatë e brishtë për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme të kreut serb për heqjen e  Përmendores së Dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë./Titulli.com/    
Aksident: Golf 2 shkel një fëmijë në qendër të Bujanocit (foto)
Behluli, apel Kamberit dhe Musliut: “Kujdes me prononcimet”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration