Lokale
"Hiqeni vetë ose do të rrënohet"
Kryeministri serb Ivica Daçiq ka porositur autoritetet lokale në Preshevë që të heqin lapidarin e ngritur në nderë të dëshmorëve të UÇPMB-së para ndërtesës komunale, apo në të kundërtën sipas tij, ai do të rrënohet.
“Disa thonë se unë nuk guxoj të rrënoj përmendoren që kanë ngritur për ata që kanë vrarë policë. Ose hiqeni vetë apo do të rrënohet, pasi që Qeveria e Serbisë e ka pushtetin ekzekutiv në çdo pjesë të territorit të Serbisë”, ka deklaruar Daçiq.
Ai këtë e ka theksuar në mbledhjen e këshillit drejtues të Partisë Socialiste Serbe, duke shtuar se shqiptarët duhet të pyesin vetë se këtë përmendore a e kanë ndërtuar për të ndërtuar edhe marrëdhënie të këqija ndëretnike, transmeton INA.
Në fund të nëntorit në Preshevë u shpalos lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së, në të cilin janë shënuar 27 emrat e dëshmorëve të rënë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!