Hill: S’ka analogji me Ukrainën, Putinit s’i intereson Kosova
Rajoni dhe Politika

Hill: S’ka analogji me Ukrainën, Putinit s’i intereson Kosova

03.Oct.2022 07:09
0

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se nuk ekziston asnjë analogji mes situatës së luftës së Kosovës para 23 vjetësh dhe asaj të pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Madje, sipas tij, presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, as që i intereson Kosova, pavarësisht që e ka përmendur disa herë. 

“Ne nuk konsiderojmë se situata në Kosovë, para 23 vjetësh, ka ndonjë ngjashmëri me agresionin e armatosur dhe pushtimin tokësor të Rusisë, sulmeve të armatosura në ndërtesat e banueshme ku jetojnë civilët. Nuk shohim asnjë analogji mes dy situatave”, ka shpjeguar Hilli për televizionin serb “Nova S”.

Hill ka komentuar edhe deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin, që përmendte pavarësinë e Kosovës si raste të ngjashme me ato të tokave të aneksuara ukrainase. Sipas Hillit, Putinit “as që i intereson Kosova, por përpiqet në një mënyrë të legjitimojë ato që po ua bën fqinjëve të tij”.

Në këtë intervistë, Hilli ka thënë po ashtu se Serbia është shumë e varur nga burimet e energjisë prej Rusisë dhe se i duhet të ndryshojë kahen e saj në këtë aspekt. 

Po ashtu, ai ka thënë se s’dyshon që Serbia po përpiqet të bashkërendojë politikën e saj krah Perëndimit karshi agresionit rus në Ukrainë.

Kosova miraton kuota për specializim të kuadrove shëndetësore nga Lugina e Preshevës
Prishtinë: Komuna e Bujanocit pjesë e takimit të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration