Hill: Kosova në organizatat ndërkombëtare e serbët Asociacionin
Rajoni dhe Politika

Hill: Kosova në organizatat ndërkombëtare e serbët Asociacionin

09.Feb.2023 07:21
0

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë sonte në Beograd se zgjidhja e çështjes së Kosovës është e mundur në bazë të parimit të koncesioneve reciproke. Ai ka porositur Serbisë se është koha për një vendim për sanksione kundër Rusisë.

 

“SHBA-të po bëhen partneri kryesor ekonomik i Serbisë dhe asgjë nuk do të ndërtonte më shumë besimin e investitorëve sesa Serbia të tregojë më në fund guximin për të zgjidhur konfliktin me Kosovën dhe për të pranuar fatin e saj evropian”, tha ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të Odës Ekonomike Amerikane në Beograd, Hill tha se një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet Serbia është arritja e një zgjidhjeje me Kosovën.

“Ata që mendojnë se Kosova zgjidhet lehtë, nuk e kuptojnë problemin. Është një nga ato probleme për të cilat nëse ka zgjidhje, me atë zgjidhje të gjithë fitojnë diçka dhe humbin diçka”, tha Hill.

Siç tha diplomati amerikan, në procesin e negociatave po tentohet të arrihen dy gjëra, formimi i Asociacionit të komunave me shumice serbe dhe mundësimi i anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Shefat e shteteve të BE-së pritet të diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
BBC përshkruan tërmetin në Gaziantep, më të madh në histori të Turqisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration