Hill: Destinacioni i vendeve të Ballkanit Perëndimor është integrimi i plotë në Perëndim
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill tha se destinacioni i vendeve të Ballkanit Perëndimor është integrimi i plotë në Perëndim.
Kjo deklaratë e Hillit e dhënë të hënën në Forumin e Donatorëve Ballkanik në Beograd u shpërnda sot në profilin zyrtar në platformën X të ambasadorit Hill.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të arrijnë në destinacionin e tyre dhe destinacioni është integrimi i plotë në Perëndim. Kjo është rruga që do ta përmirësojë jetën për këtë dhe brezat e ardhshëm”, tha Hill.