Haziri takoi kryetarin e Këshillit Kombëtar, Jonuz Musliu
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim në zyrën e tij kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Jonuz Musliun.Gjatë këtij takimi, Haziri e Musliu kanë diskutuar për disa tema të rëndësishme, ndër të cilat, për shlyerjen e banorëve të Luginës nga regjistri shtetëror serb, sikurse edhe për avancimin e të drejtave të shqipatarëve atje, duke iu dhënë mbështetje të plotë.
Haziri ka kërkuar nga qeveria e Kosovës zbatimin e të gjitha pikave të Rezolutës së Kuvendit, të miratuar në qershor të vitit 2013, siç janë: heqja e pagesës së taksës kufitare, hapja e zyrave në Prishtinë dhe Gjilan për shqiptarët e Luginës, obligimin e përkujdesjes së përhershme të Kosovës për arsimin, kulturën, liritë dhe të drejtat njerëzore e kombëtare, si dhe vendosje e parimit të Reciprocitetit me serbët e Kosovës, etj, raporton rajonipress.com.
Kryetari i Komunës Lutfi Haziri dhe ai Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Jonuz Musliu, u dakorduan që të intensifikojnë takimet në të ardhmen, gjithnjë në mbështetje dhe avancim të të drejtave të shqiptarëve si në Luginë ashtu edhe në Kosovë./Titulli.com/