Lokale
Haxhinjt erdhën, lusin Zotin tu pranojë Haxhin
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm haxhinjt e Luginës janë kthyer nga Meka ku kanë kryer edhe kushtin e pestë të fesë Islame
Haxhinjt të cilët për në Qabe udhëtuan më 10 tetor sot janë në familjet e tyre dhe nga ky udhëtim janë kthyer shëndosh, raporton Titulli.
Ata rreth orës 22:30 të ditës së djeshme kanë aterruar në aeroporin “Adem Jashari” në Prishtinë dhe nga atje me autobus janë trasnportuar deri në Bujanoc, ku para zyrës së Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës ishin rreth orës 3 të mëngjesit.
Me këtë rast haxhinjt janë shprehur të kënaqur që kanë arrit të kryejnë edhe këtë kusht të fesë Islame, dhe se sipas tyre organizimi ka qenë në nivel.
Ata njëherit janë lutur që Allahu t’u pranojë haxhin. Shumica prej vizitorëve të Qabes këtë e kanë bërë për herë të parë.
Këtë vit nën organizimin e KBI-së Qaben e vizituan 21 haxhinj nga Bujanoci dhe 16 nga Presheva/Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!