Hasani: Me Aleksandër Vuçiq jemi dakorduar që edhe shqiptarët e Luginës të jenë pjesë e qeverisë (video)
Lokale

Hasani: Me Aleksandër Vuçiq jemi dakorduar që edhe shqiptarët e Luginës të jenë pjesë e qeverisë (video)

18.Jul.2016 10:35
0
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, që nga fillimi i jetës plurale në ish Jugosllavi, kanë marrë pjesë në institucionet e Serbisë.

Ata kanë udhëhequr në vazhdimësi me pushtetet lokale atje, janë përfaqësuar për disa mandate në parlamentin republikan, por nuk kanë marrë pjesë në Qeverinë e Serbisë. Por, kjo si duket do të ndryshojë në qeverinë e re e cila pritet së shpejti të formohet.

Deputeti i vetëm shqiptarë në parlamentin republikan të Serbisë, Fatmir Hasani, ka bërë të ditur se në takimin e fundit me mandatarin për formimin e Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, janë dakorduar që edhe shqiptarët e Luginës të jenë pjesë e kësaj qeverie.

Hasani, ka thënë se kryeministri Vuçiq është dakorduar që udhëheqja e trupit Koordinues Qeveritarë, ti takoj shqiptarëve, ndërkohë që mësohet se edhe në disa ministri do të ketë zyrtarë shqiptarë.

Përfshirja e shqiptarëve në Qeverinë e Serbisë, ndryshe nga praktika e deri tashme, vlerësohet pozitive edhe nga përfaqësues të shoqërisë civile.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, disa herë kanë qenë pjesë e parlamentit republikan, kanë udhëhequr me pushtetet lokale por asnjëherë më parë nuk kanë qenë të përfshirë në Qeverinë e Serbisë. Zyrtarizimi i kësaj pjesëmarrje pritet pas konstituimit të Qeverisë së re në Serbi./B.Rexhepi/Titulli.com/

Bujanoc: Më 22 Korrik promovohet libri "Flatrimi i Fjalës", monografi për Skender Gashin
Qendra Arsimore Universitare INDEX 017 Preshevë, shpall konkurs për studime themelore dhe master
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration