Hartohet plani për akomodim të gjashtë mijë refugjatëve
Lokale

Hartohet plani për akomodim të gjashtë mijë refugjatëve

09.Feb.2016 10:56
0
Qeveria e Serbisë është duke përpunuar planin për akomodim të rreth gjashtë mijë refugjatëve nga zonat e përfshira me luftë në Lindjen e mesme, dhe aktuale është lista me 15 deri në 18 qytete, ka njoftuar "Danas", transmeton Titulli.com.

Siç është precizuar, bëhet fjalë për qendrat ku do të akomodohen refugjatët të cilët do të qëndrojnë në Serbi gjatë rrugës së tyre.

“Deri më tani është e sigurt që në mesin e këtyre 15 deri në 18 qyteteve do të jenë Aleksinac, Tutin dhe Subotica. Gjithashtu, qendrat në Krnjaça dhe Preshevë do të jenë aktuale në këtë kontekst”, kanë thënë për gazetën “Danas” burime diplomatike që janë përgjegjës të ndihmojnë qeverinë e Serbisë në zgjidhjen e krizës së refugjatëve.

Siç është cekur, lokacionet janë duke u analizuar, dhe vendimi definitiv edne nuk është sjell.

“Është fjala për punë të ndjeshme, sidomos kur merret parasysh fakti se komunitetet lokale nuk janë të përgatitur për akomodim të numrit të madh të refugjatëve në afërsi të tyre, gjegjësisht ata janë të prirë për protesta, që në praktikë është treguar disa herë gjatë viteve të kaluara”, kanë paralajmëruar bashkëbiseduesit e gazetës.

Ata gjithashtu kanë paralajmëruar se gjatë përzgjedhjes së këtyre qyteteve, ku do të qëndrojnë refugjatët më gjatë, janë duke u bërë shumë lëshime.

Burimet diplomatike tërheqin vëmendjen që Komisariati për refugjatë, i cili duhet të udhëheq këtë proces është “mënjanuar” dhe me këtë merret ministri Aleksandar Vulin me disa njerëz të tij.

“Kjo ka sjell raporte të këqija ndërmjet Komisariatit, gjegjësisht komisarit Vladimir Cuciq dhe ministrit Aleksandar Vulin”, kanë thënë ata.

Sipas fjalëve të tyre, në krahasim me vitin e kaluar, kur rreth 800.000 refugjatë kanë kaluar nëpër Serbi gjatë rrugës së tyre për vendet e BE-së, këtë vit pritet që madje 1.2 milion refugjatë do të përpiqen të kalojnë kufijtë e BE-së.Titulli.com/

Partia Republikane fton subjektet politike për koordinim para zgjedhjeve (video)
Në Bujanoc hajnat në aksion (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration