Haradinaj u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të regjistrohen: Mos i leni shkretë trojet tuaja (video)
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të regjistrohen. Në Serbi është duke u bërë regjistrimi i popullësisë. Regjistrimi ka nisur më 1 tetor dhe do të zgjasë deri më 31 tetor.
“Të dashur bashkëkombas shqiptarë, në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe në vendbanimet e tjera në Serbi apo edhe ju që i keni lëshu vatrat dhe jetoni në vendet e tjera apo në Kosovë. Prej 1 deri më 31 tetor mbahet regjistrimi i njerëzve dhe i pronave në shtetin e Serbisë. Ju bëj thirrje të gjithëve regjistrohuni! A e dini pse? Çdo ditë e ma shumë po zbrazen shkollat, shtëpitë, vendbanimet. Trojet e juaja po mbesin shkret. Mos lejoni! Ju lutem kthehuni gjithë, regjistrohuni të gjithë! Regjistrohuni edhe për hatër të brezave që vinë. I juaji çdoherë!” – thuhet në videon e Haradinajt të postuar në Facebook.