Haradinaj: Shqiptarët e Luginës duhet ta kenë shtetësinë
I nominuari për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka zhvilluar takim bashkëbisedues me qytetarë, në kryeqendrën e rajonit të Anamoravës, Gjilan.Haradinaj ka thënë se shteti i Kosovës është rezultat edhe i preshevarëve ndaj nuk ka logjikë që shteti yne të mos i kuptojë drejt Shqiptarët e Luginës.
“Nuk mundesh me i lanë në vendin e vet, duke ua refuzuar shtetësinë e Kosovës”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova
Tutje ai ka thënë se duhet me ua dhanë shtetësinë, se dyshtetësia sot ekziston, e me këtë dyshtetësi mbesin në vatrat e veta, por edhe këtu jetojnë si i ka hije, me dinjitet.