Hapet ordinanca gjinekologjike dhe obstetrike, përvoja gjermane në Preshevë (Foto)
Ditën e enjte (22 janar) zyrtarisht hapet ordinanca e parë private shqiptare gjinekologjike dhe obstetrike në Luginë të Preshevës “FEMMED”, e cila do të udhehiqet nga Dr. med. spec. Arbenita Arifi – mjeke e specializuar dhe me përvojë shumëvjeçare në spitalet e Gjermanisë.
Ordinanca, është e pajisur me të gjitha mjetet dhe pajisjet më moderne bashkohore dhe ofron shërbime profesionale e kualitative sipas standardeve europiane në sferën e gjinekologjisë dhe obstetrikës.
"Në Ordinancën specialistike “FEMMED” do të ofrohen të gjitha shërbimet e mjekësisë primare në lëmin e gjinekologjisë dhe obstetrikës, duke filluar nga konsultimet, vaksinimi kundër HPV-virusit tek adoleshentet dhe pacientet tjera, konsultat dhe planifikimi familjar, monitorim i plotë i shtatëzanive të rëndomta dhe atyre të komplikuara (patologjike), ekzaminimet e ndryshme gjinekologjike dhe akusherike etj., të gjitha këto me pajisje moderne Echo 4 Dimensional, Kardiotokogram, Kolposkop dhe Mikroskop", thuhet në njoftimin e lëshuar të ordinancës e cila fillon me punë të enjten.
Përveç pajisjeve të shumëta të prodhimit gjerman, edhe gjinekologja vjen me një përvojë dhe kualifikim të lartë. Ka qenë studente në Universitetin prestigjoz të Heidelbergut dhe ka punuar si mjeke specialiste ne Qendrën klinike perinatale të Ludwigshafenit në Gjermani, ku i ka asistuar mbi 3.000 lindje, si ato normale, patologjike, por dhe të parakohshme.
Dr. med. spec. Arbenita Arifi me prejardhje nga Tërnava e Preshevës, tani e tutje përmes ordinancës dhe profesionit të saj, do t’i shërbejë popullatës sonë në përgjithësi, e gruas së Luginës së Preshevës në veçanti.
"Pas një kohe të gjatë, ku gruaja në Luginë të Preshevës, nuk ka arritur të gjejë shërbimin e duhur specialistik gjinekologjik dhe obstetrik në afërsi, ordinanca specialistike ,,FEMMED‘‘ e mundëson historikisht për herë të parë në Luginë të Preshevës, nga gruaja shqiptare për gruan shqiptare, një nivel të shërbimit gjinekologjik më të mirë të mundshëm", theksohet në njoftimin e kësaj ordinance.
Ordinanca gjinekologjike dhe obstetrike “FEMMED” gjendet në Preshevë, në rrugën e Rinisë nr. 35, buzë lumi të Preshevës.
"Së shpejti do të lëshohet në punë edhe web-portali i posaçëm www.fem-med.com, në të cilin do të paraqiten në formë të detajuar shërbimet që ofrohen në kuadër të ordinancës, si dhe mundësitë e ekzaminimeve dhe detektimit të patalogjive të ndryshme, por dhe shumë informacione tjera, të cilat iu mungojnë femrave në Luginë", thUhet në njoftimin e "FEMMED". /Titulli.com/