Haliti në fushatë: Pasivizimi, sfida ime më e madhe gjatë mandatit katërvjeçar në KKSH
Lokale

Haliti në fushatë: Pasivizimi, sfida ime më e madhe gjatë mandatit katërvjeçar në KKSH

07.Nov.2022 17:24
0

Agim Haliti, kandidat për kryetar nga lista " Partia Demokratike- Dr sci Nagip Arifi" për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, vazhdon promovimin e programit parazgjedhor para elektoratit.

Haliti me bashkëpunëtorë dhe partiak ka vizituar komunën e Medvegjës, rininë lokale dhe banorët e Malësisë së Bujanocit.

“Në Medvegjë, për të takuar shqiptarët e kësaj komune, dhe për t'u mobilizuar për fitoren e 13 nëntorit 2022. Gjatë mandatit tim në Këshillin Kombëtar Shqiptar zotohem se Medvegja do të trajtohen me një seriozitet më të madh, ngase edhe gjendja e shqiptarëve po rrezikohet seriozisht. Pasivizimi, si procesi më diskriminues që po i ndodhë shqiptarëve të Medvegjës, dhe jo vetëm, do të jetë sfida ime më e madhe gjatë mandatit tim katërvjeçar në KKSH”, ka shkruar Haliti në Facebook.

“Forca dhe energjia gjendet tek rinia e PD-ës. Faleminderit për përkrahjen e pa rezervë , shkroi Haliti.

“Edhe gjatë këtij takimi u diskutua rëndësia e pjesëmarrjes në këto zgjedhje dhe pse pikërisht duhet votuar Partia Demokratike dhe kandidati i saj Agim Haliti. Qytetarët e malësisë shprehën gatishmërinë për t'iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Partisë Demokratike që të rrethohet numri 1 dhe Agim Haliti të jetë kryetar i ardhshëm i KKSH-së”, thuhet në postimin e PD-së.

Zgjedhjet për anëtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptarë mbahen më 13 Nëntor 2022./Titulli.com/

Lutfiu në fushatë: KNSH prioritet fushën e arsimit, shkolla qëndresa e fundit
Qazimi në fushatë: Na lanë trashëgimi për jetësimin e të drejtave
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration