Haliti: Bashkësia lokale në Tërnoc pjesërisht e kënaqur me qeverisjen lokale (video)
Bashkësia lokale e fshatit Tërnoc është njëra ndër bashkësitë lokale më të mëdha në komunën e Bujanocit mirëpo menaxhimi ende mbetet në tollovi.Agim Haliti është kryetar i kësaj bashkësie lokale për 9 vite rresht me dy mandate i cili u shpreh për Titulli.com se ky fshat numëron rreth 12.000 banorë ndërsa ende gjenden në bllokadë financiare.
“Bashkësia lokale e Tërnocit ka 37 muaj që gjendet në bllogadë financiare për shkak të disa obligimeve në mjeteve financiare të kanalizimit. Tërnocasit mjaft kanë dhënë kontribut dhe se për 4 milion dinarë të ketë kësi lloj bllokadash nuk është e arsyeshme aspak, nuk e kemi merituar këtë”, theksoi, Haliti.
Ai mbetet i kënaqur me qeverisjen aktuale të komunës në raport me fshatin e tij ndërsa ka falënderuar edhe diasporën për përkrahjen e bashkësisë lokale me donacione të ndryshme dhe se rreth 35%e banorëve të këtij fshati kanë emigruar në vendet perëndimore.
Halite u shpreh se është pjesërisht i kënaqur me financimin nga buxheti komunal duke u bazuar në kapacitetin e saj që ajo ka në financimin e projekteve.
Haliti me kënaqësi të madhe deklaroi se dy projektet me rëndësi të madhe për fshatin Tërnoc rrjeti i kanalizimit dhe shtrati i Lumit tashmë janë realizuar. /Titulli.com/