Halimi thyen heshtjen: Për akuzat e Shqirim Arifit vendos gjyqësori?
Lokale

Halimi thyen heshtjen: Për akuzat e Shqirim Arifit vendos gjyqësori?

17.Apr.2017 20:02
0
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi ka lëshuar një deklaratë për media lidhur me situatën e fundit të krijuar me akuzat e Shqiprim Arifit.

Për shpifjet dhe akuzat e paargumentuara lidhur me kompaninë "Solid" si dhe fyerjet, sharjet me fjalorin e rrugaçëve ordinerë si dhe kërcënimet kriminale që po paraqiten në faqet e "Presheva.com" - it do t'i bijnë vendimet përkatëse organet gjyqësore”, thuhet mes tjerash në reagimin e Halimit.

 

Reagim i kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik

Pas artikullit shpifës të portalit "Presheva.com" me titull: "Skandal: Riza Halimi intervenon në Beograd që mos të hapet fabrika "Solid" në Preshevë", unë për opinion e paraqita reagimin tim, të cilin nuk e botoi vetëm ky portal!

Është e qartë se ky portal klientelist në bazë të porosive me pagesë nuk lodhet për argumentet por po e vazhdon misionin e mbrapshtë të ndotjes së ambientit politik në Preshevë duke iu dhënë hapësirë sharjeve, fyerjeve dhe kërcënimeve që po intensifikohen pas shkarkimit të Shqiprim Arifit nga funksioni i kryetarit të komunës.

Pas emsioneve kontaktive të kryetarit të Alternativës për Ndryshim në KTV dhe RTV Presheva, edhe seanca e fundit dy ditore e Kuvendit Komunal të Preshevës dëshmoi se fjalori i  sharjeve, fyerjeve dhe shpifjeve nga ky portal po depërton gjithnjë e më tepër edhe në foltoren e Kuvendit me protagonist kryesorë, Shqiprim Arifin.

Në këto momente është mbi të gjitha shqetësues agresiviteti i kryetarit të APN - së në aktrimin e tij grotesk të rolit të kryetarit të komunës edhe përskaj faktit të pamohueshëm se në procedurë krejtësisht ligjore ai u shkarkua nga ky funksion në seancën e 10 marsit të Kuvendit Komunal të Preshevës.

Pikërisht në vazhdën e këtij aktrimi të çuditshëm kryetari i APN - së kishte marrë pjesë në procedurën në të cilën përfaqësuesi i Agjensionit falimentues ia dorëzoi objektin e "ÇIK" - ut përfaqësuesit të kompanisë "Solid" edhe atë në kushte në të cilat jo që nuk ishin ftuar përfaqësuesit legjitim të komunës së Preshevës, por nuk ishin fare të informuar sepse ish kryetari nuk i kishte dorëzuar kryetares së komunës asnjë dokument, e as dokumentet e nënshkruara me kompaninë "Solid".

Kryetarja e komunës, Ardita Sinani tanimë i ka bërë transparent shkresat drejtuar Ministrisë së ekonomisë dhe Agjensionit për licencimin e drejtorëve falimentues me të cilat ka kërkuar të informohet për përgaditjet e zhvilluara paraprakisht në drejtim të bashkëpunimit me kompaninë "Solid".

Pas kompletimit të informatave të domosdoshme kryetarja e komunës në takim të punës me pronarin e kompanisë "Solid" jo vetëm që i mbështeti përgaditjet e tij për përtritjen e punës së këtij reparti të rëndësishëm ekonomik, por edhe zgjerimin e kapaciteteve të kësaj kompanie edhe në Zonën Industriale si dhe sqaroi se në takimin me Ministrinë e ekonomisë do të angazhohet që "Solid" - it t'i sigurohen subvencionet përkatëse e jo të ngarkohet padrejtësisht me obligim për të paguar qera mujore prej 1.500 Euro.

Në fakt kemi të bëjmë me një paranojë të rrezikshme në bazë të së cilës duke i marrë me vehte dokumentet e rëndësishme të komunës, kryetari i APN - së zyren partiake po e imagjinon si kabinet të kryetarit të komunës dhe aty, sipas portalit "Presheva.com", e pranoi delegacionin e “NLB” bankës duke informuar se me këtë aktivitet të APN - së në Preshevë po vjen investimi i rradhës me deri 300 punëtorë sepse Interspidi do të hap qendër tregtare!

Vlen të theksohet se “NLB” banka qysh para tre muajve ishte paraqitur në shërbimin e urbanizmit në komunë të Preshevës për të legalizuar objektin e ndërtuar pa leje të “Interspid” - it, i cili pas falimentimit të tij ka kaluar në pronësi të saj.

Përndryshe ky manipulim i Shqiprim Arifit me 300 vende të reja të punës në objektin e ish “Interspid” - it është shumë më i dobët se manipulimi paraprak i Ragmi Mustafës, i cili gjatë fushatave të mëhershme kishte premtuar madje 600 vende pune në të njejtin objekt!

Madje është shumë indikative se Shqiprim Arifi sa ishte kryetar i komunës asnjëherë nuk e kishte përmendur “Interspid” – in, ndërsa për kompaninë “Solid”, pronarët e së cilës ishin interesuar për revitalizimin e repartit të “ÇIK” – ut qysh në kohën e Ragmi Mustafës, filloi të bombardoj opinionin vetëm në ditët kur ishte krejtësisht e qartë se koalicioni APN – PVD ishte më tutje i paqëndrueshëm!

Mirëpo, meqenëse për militantët radikal të APN - së nuk janë të rëndësishëm argumentet por vazhdimi i fushatës së egër anti PVD, andaj edhe e kërkuan në formën manipulative ndihmën e zëvendës ministrit nga Surdulica në ç'mënyrë iu bashkangjitën lojërave diskriminuese shtetërore për shkak të cilave Presheva, por edhe e tërë Lugina e Preshevës me decenie të tëra mbeti në shkallën më të ultë të mundshme të zhvillimit ekonomik.

Me këtë rast do të kishte qenë me rëndësi të hapet diskutim publik për qasjen e APN – së lidhur me zgjidhjen e problemeve jetësore të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Në këtë drejtim posaçërisht bien në sy deklaratat e kryetarit të APN – së në të cilat eksluzivisht fajësohen strukturat politike shqiptare për gjendjen jashtëzakonisht të vështirë të Shqiptarëve në këtë rajon. Pikërisht në suaza të promovimit të një politike të re të APN – së me lehtësi trishtuese pretendohet të paraqitet si sukses i jashtëzakonshëm sigurimi i kontratës në bazë të së cilës kompania “Solid” është e detyruar t’i paguaj qera shtetit  për rihapjen e kapaciteteve ekzistuese ekonomike. Ndërsa kompanive tjera për të njejtën punë që po e bën kompania “Solid” për hapjen e vendeve të reja të punës në Surdulicë, Vlladiçin Han e komuna tjera në Serbi, qeveria iu siguron subvencione në lartësi prej miliona eurosh!

Ndërsa, për shpifjet dhe akuzat e paargumentuara lidhur me kompaninë "Solid" si dhe fyerjet, sharjet me fjalorin e rrugaçëve ordinerë si dhe kërcënimet kriminale që po paraqiten në faqet e "Presheva.com" - it do t'i bijnë vendimet përkatëse organet gjyqësore.

 

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik

Riza HALIMI

 

 

 

 

Shqiptarëve të Luginës nuk i njihen diplomat që merren në Kosovë
Elita nga Bujanoci kthehet me fitore nga Gjilani, rezultati nuk ishte prioritet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration