Lokale
Halimi: Ndërkombëtarët na thonë t’i drejtohemi Serbisë
Deputeti i vetëm shqiptarë në Parlamentin e Serbisë Riza Halimi thotë se përveç largimit të dëshmorëve të UÇPMB-së nga ana e qeverisë qendrore serbe, Lugina e Preshevës përballet edhe me shumë probleme të tjera.
Halimi për Klan Kosova, ka numëruar problemet që sipas tij janë të natyrës infrastrukturore, të arsimit dhe shëndetësisë, transmeton indeksonline.
Halimi ka kërkuar mbështetje më të madhe nga qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës.
Por Halimi i pyetur se kujt duhet t’i drejtohen kërkesat e qytetarëve të Luginës së Preshevës, ai ka kujtuar fjalën e ndërkombëtarëve e cila sipas tij thotë se u duhet drejtuar Qeverisë së Serbisë. /Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!