Halimi: Ish kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi bëri seri skandalesh me veprimet e tija autoritare (video)
Lokale

Halimi: Ish kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi bëri seri skandalesh me veprimet e tija autoritare (video)

15.Mar.2017 11:56
0
Kryetari i partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi në emisionin studio e Hapur në Rtv "Presheva" për herë të parë ka folur për shkaqet e prishjes së koalicionit me APN.

Sipas Halimit APN që në fillim të qeverisjes kishte thyer parimet e marrëveshjes duke dhënë sinjale se do të ketë shumë vështirës në funksionimin e koalicionit.

Halimi tha se PVD prapë kishte gatishmëri  që të funksionoj partneriteti , por APN vazhdonte të vepronte në kundërshtim të marrëveshjes duke thyer ligjshmërinë , profesionalizmin dhe depolitizimin.

Ndërkaq sipas Halimit, hapi tjetër ka qenë zgjedhja e zv/drejtorit të shtëpisë së shëndetit, që sipas tij në fillim të marrëveshjes ky post nuk ishte paraparë për APN.

Por kulminacioni i këtyre problemeve sipas kreut të PVD ishte arritur me publikimin e komunikatës së APN për ofrimin tre këshilltarëve nga subjektet politike .

Halimi është shprehur se kryetari Shqiprim Arifi PVD nuk e kishte përfillur edhe në hartimin e buxhetit për vitin 2017 , por dhe këmbëngulësia  për shuarjen e OKF , RTV Presheva dhe Fondit humanitarë.

Ai po ashtu ka potencuar se veprimet e kryetarit të APN-së ishin autoritare, duke zhvilluar paralelisht edhe fushatë parazgjedhore e në anën tjetër duke injoruar kryetaren e kuvendit dhe zv kryetarin e komunës sidomos në takime zyrtare. Problem tjetër ka qenë edhe binjakëzimi i komunës së Preshevës me komunat në Turqi,që sipas Halimit ishte penguar iniciativa e parë e zv kryetarit të komunës. Ndërsa sa i përket buxhetit ai ka thënë se propozimet e PVD nuk ishin marrë parasysh, duke hartuar kështu një buxhet të fryrë për poenë politik , duke ditur që mjetet nuk ishin të siguruara.

Halimi theksoi në RTV "Presheva" se ish kryetarit i Preshevës nuk ka marrë për bazë sugjerimet e PVD-së , ku në ndërkohë ka plasur edhe skandali me rrugën e Karposhit projekt për të cilin dyshoher për keqpërdorime , por këtë pritet ta vërtetojnë organet kompetente. Kreu i PVD po ashtu ka theksuar se ish kryetari Shqiprim Arifi nuk kishte përfillur as anëtarët e këshillit komunal nga radhët e PVD , duke sjellë vendime të një anshme sidomos dokumentin për planin aksional të emigrantëve, pikë kjo që duhej adresoj në kuvend.

Në fund kryetari i PVD-së ka folur edhe për tërheqjen e investitorit SOLID nga Suhareka, duke theksuar se pas rishikimit të marrëveshjes do të sqarohet edhe ky rast për opinion pasi sipas tij edhe pushteti i tanishëm do të krijojë po ato kushte për atë investitorë.

Ardita Sinani merrë detyrën e kryetarit të komunës së Preshevës (video)
Arifi i dërgon selame PVD-së: Ky është fillimi për ne, kurse fundi për ATA!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration