Halimi dhe Beqiri në shënimin e 12 vjetorit të OSBE-së në Serbi
Lokale

Halimi dhe Beqiri në shënimin e 12 vjetorit të OSBE-së në Serbi

13.Dec.2012 19:35
0
[caption id="attachment_46032" align="alignleft" width="207"] Galip Beqiri (KKSH) dhe Riza Halimi (deputet në Parlament)[/caption] Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) ka festuar 12 vjetorin e punës në Serbi duke ftuar miq, personalitete publike nga vendi dhe diplomatë të huajë. Në mesin e mysafirëve të ftuar në Beograd ishte edhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë Riza Halimi si dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) Galip Beqiri. Gjatë mbrëmjes së të mërkurës, një fjalë përshëndetësi mori edhe Peter Burkhart, Ambasador i sapo emëruar (më 6 dhjetor) OSBE-së në Serbi, raporton Titulli.OSBE është njëra prej organizatave që më së shumti ka investuar në Luginë. Kjo organizatë që nga konflikti i armatosur në Luginë, është angazhuar për zgjidhjen e çështjeve problematike me mjete paqësore. [caption id="" align="alignright" width="240"] Ambasadori i OSBE-së në Beograd Peter Burkhard[/caption]
Një prej projekteve më të mëdha të realizuara në tri komunat e banuara me shqiptarë, pjesë e së cilës ka qenë edhe OSBE është projekti i policisë multietnike, ndërsa angazhim të madh të kësaj organizate Evropiane gjatë kohës që vepron në rajonin e Luginës ka edhe në fushën e mediave./Titulli.com/
Arifi merr titullin doktor (foto)
Fletëarrest për ish-komandant Hoxhën, Serbia e akuzon për sulmet në Dobrosin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration